Lajme
Haziri: Kemi rritje drastike të rasteve me COVID-19
Demokracia
12:56 | 03 Mars 2021

Share:

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në javën e fundit ka pasur rritje drastike të infeksionit me COVID-19 në këtë komunë.

Ai në një konferencë për media deklaroi se Gjilani ka trefishim të rasteve të vizitave nëpër shtëpitë e pacientëve të prekur nga virusi, përcjell Demokracia.com.

“Sot i kemi 247 raste aktive dhe është rritje drastike e infeksionit me COVID-19 në javën e fundit. Kemi trefishim të rasteve të vizitave në shtëpi te pacientët e prekur nga virusi”, tha Haziri.

Haziri ka thënë se janë 47 pacientë të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 dhe se gjashtë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“Sot i kemi 247 raste aktive dhe është rritje drastike e infeksionit me COVID-19 në javën e fundit. Kemi trefishim të rasteve të vizitave në shtëpi te pacientët e prekur nga virusi. Pra, janë deri në 50 vizita shtëpiake që ekipet e Qendrës së Mjekësisë Familjare i realizojnë. Ndërkohë, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 47 pacientë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 6 prej të cilëve në gjendje më të rëndë”, tha Haziri, pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai tha se burimi i infeksionit në Gjilan janë vizitat për ngushëllime dhe ahengjet e vogla familjare.

“Po punojmë për një Gjilan pa virus, por deri në ardhjen e vaksinave, duhet të kemi kujdes sipas rekomandimeve të IKSHPK. Rritja e infeksionit është tregues i qartë që duhet t’i kushtojmë rëndësi masave mbrojtëse, përdorimit të maskës dhe distancës, në mënyrë që ta preventojmë përhapjen”, përfundoi Haziri./Demokracia

Të ngjashme