Eden Hazard do t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve për shkak të një lëndimi.
Hazard u rikthye të shtunën nga lëndimi paraprak, por tashmë duket se ka pësuar sërish një të ri, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi belg u pa në stërvitjen e sotme të Real Madridit, por që më pas klubi madrilen konfirmoi lëndimin muskulor të futbollistit.
“Pas ekzaminimeve mjekësore, Eden Hazard është diagnostifikuar me një lëndim muskulor. Ai do të vazhdojë tani me fazën e rikuperimit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Hazard pritet të mungojë disa javë, përfshirë edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës në mesjavë. /Demokracia.com