Lajme
Haxholli si kryetar i Sindikatës i drejtohet me letër publike zv.ministrit të MPJD’së, këto janë kërkesat
Demokracia
13:53 | 14 Maj 2025

Share:

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, Fatmir Haxholli, i është drejtuar me një letër të hapur zv/ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe sekretarit të përgjithshëm Ilir Muçaj.

Haxholli ka paraqitur 7 kërkesa, ku ndër të tjerash kërkohet zbatimi i praktikës së konkurseve të brendshme për plotësimin e vendeve të lira në misionet diplomatike dhe konsullore.

Haxholli ka kërkuar edhe hartimin e një liste vjetore të vendeve të lira, identifikimin e nevojave për gradime dhe pozita drejtuese,  përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore, shqyrtimin e çështjeve të meritokracisë, respektimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e vendimeve ligjore, rishikimin e koeficientit të pagave për diplomatët.

 

 

Të ngjashme