Lajme
Haxhiu: Zbutja e vendimit nga Kurti për targa është sjellje fëmijërore
Demokracia
11:53 | 29 Tetor 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar vendimin e ri të kryeministrit Albin Kurti për targat.

Haxhiu nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” e ka quajtur sjellje fëmijërore dhe antikushtetuese në përmbajtje.

“Zbutja dhe tërheqje e papërgjegjshme e Albin Kurtit nga vendimi për targat, sjellje fëmijërore, antikushtetuese e anti ligjore në përmbajtje. Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!”, shkruan ai.

Haxhiu ka shtuar se Albin Kurti me zbutjen e vendimit po i inkurajon grupet kriminale t’u rezistojnë autoriteteve të Kosovës.

Postimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Zbutja dhe tërheqje e papërgjegjëshme e Albin Kurtit nga vendimi për targat, sjellje fëmijërore, antikushtetuese e anti ligjore në përmbajtje.

Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!

Me këtë zbutje, tërheqje nga mos zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat Albin Kurti po inkurajonë grupet kriminale në veri për t’iu rezistuar autoriteteve të shtetit të Kosovës.

Qeveria nuk qe në gjendje të ruaj autoritetin shtetëror vendimmarrës,  dhe as raportet me partnerët ndërkombëtarë.

Për afro 2 vite të Qeverisë Kurti kemi zero investime ne veri dhe zero kthim të shqiptarëve, zero përmirësim të sigurisë dhe  zero përmirësim të mirëqenies për qytetarët tonë matan Ibrit.

Të ngjashme