Lajme
Haxhiu: Veprimet e Kurtit, një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë
Demokracia
17:03 | 19 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, që ka thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.

Haxhiu thotë se “Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë”.

Sipas tij, veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova, profesionistët shëndetësorë.

“I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë”, ka thënë Haxhiu.

“Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm. Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini”.

Të ngjashme