Lajme
Haxhiu: Vendimi i mbylljes së Klan Kosovës na e kujton mbylljen e RTP-së nga pushteti serb
Demokracia
19:56 | 28 Korrik 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Qeveria Kurti po mundohet që ta shuajë zërin e medieve dhe fjalën e lirë vetëm pse ato po i raportojnë skandalet e tyre.

“Ky vendim na e kujton kohën e mbylljes së RTP-së nga pushteti serb”, ka shkruar Haxhiu.

“Për skandalet e Martin Berishës raportojnë çdo ditë mediat sllovene, atyre nuk ua mbyll dot gojën. Klan Kosova duhet të vazhdoj emetimin e programit. Le t’i dërgon policinë ashtu siç bëri Millosheviqi në vitet e ’90-ta”, shkruan Haxhiu.

Sipas tij në këtë rast nuk është më në pyetje vetëm Klan Kosova, por ky është paralajmërim i cenimit të mediave tjera në Kosovë.

“Nuk mund t’i zhdukni skandalet me mbylljen e mediumeve, sepse në këtë zhvillim teknologjisë sot gjithsecili qytetarë është gazetar”.

“Qeveria Zdravo, e vjedhjes edhe në vaj e rezerva shtetërore është në panik të zbulimit të së vërtetës prandaj gjahu i Albinit janë mediat që s’po mbërrin t’i kontrolloj. Të gjithë në mbrojtje të fjalës së lirë, për të cilën u derdh aq shumë gjak”.

Të ngjashme