Lajme
Haxhiu tregon se kur do të nënshkruhet marrëveshja me Danimarkën për burgjet
Demokracia
12:37 | 11 Mars 2022

Share:

Marrëveshja për dhënien me qira të qelive për të burgosurit danezë, ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës pritet të nënshkruhet në fillim të muajit maj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi është se e njëjta të finalizohet sa më shpejt në Kuvendet e dy vendeve.

“Qëllimi është që kjo marrëveshje të finalizohet sa më shpejt, më së largu në fillim të muajit maj. Por ende se kemi caktuar datën për miratim në Kuvendet e dy vende”, tha Haxhiu në konferencën e përbashkët për media me homologun nga Mbretëria e Danimarkës, Nick Haekkerup.

Ministri Haekkerup tha se një marrëveshje e tillë do të mundësojë që Danimarka të jetë më e zëshme edhe sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Një marrëveshje e tillë do të na mundësojë të jemi më të zëshëm në liberalizimin e vizave dhe çështjet tjera për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ai pas pyetjes së KosovaPres.

Ndërkohë bëri të ditur se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar edhe partitë opozitare./KP

Të ngjashme