Lajme
Haxhiu: Si mundet t’i thotë vetes veteran dikush që s’e ka veshur uniformën e UÇK-së asnjë minutë
Demokracia
23:37 | 14 Prill 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjithë e dinë që UÇK-ja nuk ka pasur kaq shumë veteranë, sa ka në listat aktuale.

Sipas saj, të gjithë e dinë që Kosova nuk ka pasur 50 apo 60 mijë veteranë.

Ajo ka theksuar se në një kohë të afërt duhet të adresohet kjo çështje

“Nuk është e drejtë, jo vetëm në kuptim të barrës financiare, nuk po flas për atë, mirëpo po flas edhe për aspektin moral. Qysh mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minutë se ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi ministrja në RTV21.

 

Të ngjashme