Lajme
Haxhiu si Kurti e sulmon Gjykatën Kushtetuese: Është opozitë e Qeverisë
Demokracia
22:29 | 02 Korrik 2024

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese po pengon reformat e qeverisë dhe e cilësoi atë si një opozitë ndaj Qeverisë Kurti.

Pasi iu pëmenden 10 shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria Kurti, ministres Haxhiu, kjo e fundit nisi sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Bile Haxhiu citoi edhe kryeministrin, Albin Kurti – i njohur për sulmet ndaj Kushtetueses – që tha se “ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata”.

“Në një intervistë kryeministri Kurti pati thënë që ‘Gjykata Kushtetuese mund të garojë në zgjedhjet e ardhme’, për faktin se politika të cilat Qeveria po konsideron që janë reforma ata po tentojnë me pengu”, ka thënë Haxhiu.

Panduri ia ka tërhequr vërejtjen ministre së Drejtësisë.

“A jeni duke sulmuar Gjykatën Kushtetueses?”, i tha Panduri.

“Jo more se nuk jam duke e sulmuar, çfarë sulmi është ky”, ia ktheu Haxhiu, e cila tha se ka të drejtë si çdo qytetar tjetër i vendit, t’i komentojë vendimet e Kushtetueses.

“A mendoni që unë dhe secili qytetarë kanë të drejtë më dhënë mendim për vendimet e Kushtetueses”, ka thënë Haxhiu.

Por, Panduri ia rikujtoi një gjë Haxhiut.

“Por ju jeni ministre e Drejtësisë”, i tha Panduri.

Haxhiu edhe këto lëshoi një sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si opozitë ndaj Qeverisë Kurti.

“Po unë jam ministre, dhe po më pamundësohet me veprimet dhe vonesat e Gjykatat Kushtetuese me i jetësu reformat për të cilat akne qytetarët e Kosovës… Gjykata Kushtuese është një opozitë e Qeverisë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu në RTVD.

Të ngjashme