Lajme
Haxhiu: Reformat në drejtësi do të bëhen bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias
Demokracia
14:27 | 04 Nëntor 2022

Share:

Reformat në drejtësi do të bëhen duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka thënë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haxhiu këtë e tha gjatë Ministerialit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme.

Ajo tha se në këtë takim është folur për reformat në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionin, krimet e luftës dhe dhunën në familje.

“Theksova qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që reformat në drejtësi do të bëhen duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Gjithashtu, diskutuam edhe për agresionin rus mbi Ukrainën”, ka thënë shkruar Haxhiu.

“Përmenda që Republika e Kosovës i është bashkuar linjës së Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë po ashtu heqjen e vizave për shtetasit e Ukrainës, ndihmën humanitare dhe strehimin e 11 gazetarëve, për të cilët është ofruar akomodim dhe kushte për punën e tyre të vlefshme”, ka thënë tutje Ministrja Haxhiu.

Të ngjashme