Lajme
Haxhiu: PZAP po tallet me bashkatdhetarët
Demokracia
19:23 | 03 Shkurt 2021

Share:

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi, lidhur me votat e mërgatës.

Ajo po ashtu ka thënë se gjyqtarët e kanë obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo të iu shërbejnë partive në pushtet, shkruan Demokracia.

Haxhiu këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Haxhiut:

KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës. Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email!

Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!/Demokracia

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/4915353235202095

 

Të ngjashme