Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë rreth raportimeve se kompania e Driton Dalipit, vëllait të Luan Dalipit, po tenton të hyjë në tregun e energjisë.
Para gazetarëve, Haxhiu shkurt tha se nuk ka asgjë për t’i shtuar asaj që shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ka shkruar në Facebook.
“Besoj që e keni parë çka ka shkruar shefi i kabinetit, z.Dalipi, nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj. Sikur ju kam parë edhe unë reagimin” – tha ajo.
Haxhiu konfirmoi sërish se pagën e merr si ministre e Drejtësisë.
“Sa i përket pagave unë jam paguar si ministre e Drejtësisë, këtë e kemi bërë publike, mund të kërkoni qasje edhe në pagat e kabinetit qeveritar, këtë tashmë e ka bërë një nga televizionet me sa di” – tha kandidatja për kryeparlamentare.