Lajme
Haxhiu: Pse u ndërru dy herë Bordi i Sigurimeve Shëndetësore?
Demokracia
18:03 | 26 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se brenda një vitit Qeveria Kurti ka emëruar dy herë Bordin e Fondit të sigurimeve shëndetësore.

Haxhiu përmes një postimi në Facbook ka thënë se fillimisht njëherë bordi ishte emëruar në korrik 2022, ndërsa përsëri sot është emëruar një bord tjetër.

“Brenda një viti Qeveria Kurti emëron dy herë Bordin e Fondit të sigurimeve shëndetësore. Në korrik 2022 kishte emëruar në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Sot Qeveria e paska emëruar Bordin e ri te Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.” – ka shkruar Haxhiu.

Sipas deputetit të PDK-së këto borde janë emëruar me procese tërësisht jotraansparente, me shkelje procedurale dhe ligjore.

“Proces tërësisht jotransparent, me shkelje procedurale dhe ligjore. Çka është bërë me anëtarët e emëruar një vit me parë, a janë shkarkuar? Cila është arsyeja e ndryshimit të këtij Bordi brenda një viti? Për 2 vite e gjysme në Qeveri, brenda një viti dy herë u ndërrua Bordi i Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa nuk ka asnjë veprim për ta implementuar ligjin për sigurime shëndetësore.” – ka përfunduar ai.

 

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024