Lajme
Haxhiu: Për çfarë të jap dorëheqje?| Pyetni opozitën përse po e kërkon dorëheqjen time
Demokracia
12:36 | 25 Mars 2023

Share:

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si antikushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në një konferencë për medie ka deklaruar se nuk e ka në mend që të dorëhiqet nga pozita e ministres, pavarësisht kërkesave të opozitës.

“Për çfarë të jap dorëheqje? Të pyetet opozita se përse po e kërkojnë dorëheqjen time. Konsideroj se kur kanë parë vullnetin tonë, seriozitetin për të vazhduar reformat në sistemin e drejtësisë, ata kanë filluar me kërkesat për dorëheqje sepse po sulmohen interesat e tyre. Tek e fundit unë nuk jam këtu për t’i plotësuar dëshirat e opozitës, pavarësisht pengesave apo gurëve që na vendosen në rrugë. Në të kaluarën kemi pasur Qeveri që nuk i kanë shërbyer Kosovës, por interesave të tyre, individëve, oligarkëve, grupeve të interesit”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë se LVV sa ishte në opozitë i quante super-kriminel ata që shkelnin Kushtetutën.

Të ngjashme