Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, reagoi pas presionit të opozitës të cilët nuk e lanë të flasin në momentin që filloi të flasë për raportin e Freedom House.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, pasi që u qetësua opozita, i ka zbutur pak deklaratat e saj, raporton Demokracia.com.
Ajo ka thënë se çështja e Martin Berishajt do të hetohet nga komisioni hetimor i Kuvendit të Kosovës.
LEXO EDHE:
“Mbylle”| Eskalon situata në Kuvendin e Kosovës, opozita s’e lë Albulena Haxhiun të flasë
“Faleminderit për mirëkuptimin. E prokuroria edhe AKK-ja e kanë të drejtën e plotë për me e hetu secilin pretendim. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do ta themelojë Komisionin Hetimor, edhe çështja e Martin Berishajt do të mund të jetë pjesë e hetimit të Komisionit Hetimor të Kuvendit të Kosovës. Do të zbulohet e do të zbardhet secila çështje. Secila çështje, jo vetëm në këto dezinformata që unë i konsideroj të qëllimshme të zotit Martin Berishaj të gjithë kësaj, ose s’po paragjykoj, hiç s’po paragjykoj, po them do të adresohet dhe zbardhet secila çështje nga institucionet kompetente, qoftë nga Komisioni Hetimor, qoftë nga AKK-ja, qoftë nga Prokuroria. Por, unë po ju lutem mos bjerni në gracë të askujt”, deklaroi Haxhiu, raporton Demokracia.com.
Ministrja e Drejtësisë më pas është munduar të devijojë debatin, duke thënë se për të më i rëndësishëm është raporti i Freedom House sesa raportimi i Planet TV.
“E them hapur dhe më zë të lartë. Dhe sikurse duhet të zbardhet secila çështje në rastin Martin Berishaj, ashtu edhe të gjitha të gjeturat në raportin e Freedom House”, deklaroi Haxhiu. /Demokracia.com/