Lajme
Haxhiu pas dorëheqjes së Latifit: Sot ai e kuptoi këtë gjë
Demokracia
23:05 | 06 Tetor 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se sot ministri i dorëhequr Rifat Latifi e ka kuptuar se askush nuk e pyet atë asgjë për shëndetësi.

Ai në Facebook ka shkruar se që nga ardhja në krye të kësaj ministrie Latifi ka qenë vetëm emër.

“Rifat Latifi sot e kuptoj se askush nuk e pyetë asgjë për shëndetësi! Që nga ardhja e tij në krye të shëndetësisë, z. Latifi ka qenë vetëm emër, ngase askush asgjë nuk e ka pyetur në MSH. Grupet e interesit, klienteliste, nepotiste, politike e partiake të LVV-së kanë udhëhequr dhe po udhëheqin me shëndetësinë e Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

Sipas Haxhiut Rifat Latifi nuk ka qenë ministër i shëndetësisë prej kur Kurti ka emëruar vetveten në krye të Komisionit për Shëndetësi.

“Që kur Albin Kurti e ka emëruar vehten kryetar të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, z. Latifi as formalisht nuk ka qenë më ministër i shëndetësisë, dhe këtë duket se përfundimisht sot e kuptoj ai”, ka shtuar ai.

“Kjo u shpërfaq sot, kur në takim me Kryetaren e FSSHK, znj.Tevide Imeri, z. Latifi është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave të ud. drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçit përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në SHSKUK. Duket se kjo ujdi me Federaten Sindikale të Shëndetësisë nuk i ka pëlqyer Albin Kurtit duke e kundërshtuar Rifat Latifin, i cili ka dhënë dorëheqje, thekson ai.

Haxhiu ka listuar edhe tri pika për të cilat sipas tij dikush duhet të jap llogari.

“Tani kush duhet të jap llogari për:

Rritjen e listave të pritjes për pacientë për procedurat diagnostikuese dhe operacione?

A ka llogaridhënje për gjetjet e auditorit për ShSKUK për vitin 2021, ku janë evidentuar keqpërdorime të shumta, shembull, në 61 raste në vlerë 7.8 milion € mungonte raporti i pranimit të mallit.”

“Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë €, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës!”

“Abuzime e keqpërdorime në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim dhe keqpërdorime tjera, e deri në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për “Shërbime funerali COVID -19″.”, përfundoi ai.

Të ngjashme