Lajme
Haxhiu: Ngjarja në Pejë ndodhi edhe për shkak të papërgjegjësisë institucionale
Demokracia
12:58 | 25 Qershor 2023

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vërshimeve të fundit në Pejë të cilat ia morën jetën nënë e bir nga ky qytet.

Haxhiu ka shkruar se duhet të bëhet maksimumi në kushtet optimale të rregullimit infrastrukturor që vërshimet e tilla të mos përsëriten.

Teksa për këtë tragjedi gishtin ia ka drejtuar edhe papërgjegjësisë institucionale.

“Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën që kjo të jetë ngjarje e fundit e trishtë që ndodhë jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore por edhe si papërgjegjësi institucionale në ndërtimin cilësor të infrastrukturës urbane”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme