Lajme
Haxhiu: Krerët e shtetit besojnë në pafajësinë e Martin Berishajt
Demokracia
22:26 | 12 Maj 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ajo dhe krerët e tjerë shtetërorë besojnë në pafajësinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo ka thënë se raporti që Berishaj ka dhënë para presidentes Osmani, kryeministrit Kurti dhe ministres Gërvalla tashmë është verifikuar.

“Unë jam në dijeni që agjencinë kundër korrupsionit po merret me pretendimet që kane qenë publike. Jam po ashtu në dijeni që ka qenë një luftë e ashpër në kuadër të zgjedhjeve atje dhe në kuadër të kësaj kanë dalë akuza të tilla. Ne besojmë në pafajësinë e tij sepse kryeministri Kurti, ministrja Gërvalla edhe presidentja janë takuar me të. Unë kam informacione se është verifikuar edhe raporti i tij”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Tutje ajo ka shtuar se nuk ka arsye të mos i besojë ambasadorit Martin Berishaj deri sa nuk ka një vendim që e konfirmon të kundërtën.

“Sipas komunikimeve që ka pas ambasadori Berishaj me Kurtin, Osmanin dhe Gërvallën pretendimet e televizionit slloven janë të pavërteta”, shtoi ajo.

Të ngjashme