Lajme
Haxhiu: Kosova renditet në vendet më të korruptuara
Demokracia
21:17 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ende vazhdon të renditet në vendet më të korruptuara.

Haxhiu thotë se si subjekt politik, Vetëvendosja e ka pasur prioritet luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Në fushatën zgjedhore të këtij viti, para 14 shkurtit, kemi pasur prioritet luftimi i krimit dhe korrupsionit. Kosova ende rangohet në vendet më të korruptuara dhe ka pasur pandëshkueshmëri. Kemi adresuar edhe projektligjin për deklarimin e pasurisë. Për të përfunduar tek çështje e Byrosë, ne kemi adresuar sipas planifikimeve që i kemi pasur”, shprehet Haxhiu.

Sa i përket miratimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga Qeveria, Haxhiu deklaroi se shefin e këtij institucioni do ta caktojë Kuvendi i Kosovës.

“Prandaj, kemi punuar me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar, prokurorë e gjyqtarë, që i falënderoj shumë. Në qoftë se një zyrtar apo ish-zyrtar në Kosovë mund t’i verifikohet pasuria në 10 vite, në mënyrë retroaktive. Kur vlerëson se një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të ardhurat që i ka, atëherë (Byroja) kërkon dhe e thërret personin zyrtar ta justifikojë pasurinë”, tha ajo në Kanal10.

“Byroja themelohet në bazë të ligjit që më pas miratohet në Kuvend. E njëjta do t’i raportojë Kuvendit si institucion që shumë agjencione të pavarura i raportojnë Kuvendit. Kuvendi do ta zgjedhë drejtorin e këtij institucioni. Byroja vendos se kujt duhet t’i bëhet vlerësimi apo verifikimi i pasurisë”.

Të ngjashme