Lajme
Haxhiu: Kemi vota të mjaftueshme për votimin e Qeverisë
Demokracia
13:46 | 22 Mars 2021

Share:

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ende nuk dihet se kur do të fillojë seanca për formimin e Qeverisë.

Në një deklaratë para medieve, Haxhiu tregoi po ashtu edhe se i kanë votat e për formimin e Qeverisë së re, shkruan Demokracia.com.

“Deri tani akoma nuk kemi konfirmim zyrtar kur do të fillojë seanca orën e saktë. Ne e kemi të qartë se i kemi votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë. Kjo ishte e qartë edhe në momentin kur u votua kryetari i Kuvendit të Kosovës”, tha Haxhiu.

Demokracia.com merr vesh nga burimet se pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që do të mbahet në orën 14:00, për orën 15:00 do të vendoset që të thirret seanca për votimin e Qeverisë.

Kujtojmë se në seancën paraprake gjatë ditës së sotme, Glauk konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit dhe nënkryetarë janë zgjedhur; Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)./Demokracia.com/

Të ngjashme