Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se afera “Zdravo” shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie që koordinohet fshehtas me Milan Radojçiqin.
Ai ka thënë se Qeveria i nënshtrohet e i përulet Radojçiqit.
“Në stilin ne i votojmë tuajat, ju tonat. Këta i nënshtrohen e i përulen Radojçiqit. Flasin me përçmim për heroin Enver Zymberi. Kërkojnë mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve të UÇK-së. Kurti duhet të na tregojë kujt po i shërben. A po i shërben vërtetë Vuçiqit përmes Radojçiqit. Kurti sot duhet të tregojë për takimin në vitin 2004…Po i plotësoj pyetjet a e din ti kush o Bekim Haxhiu. Bekim Haxhiu është kushëri e bashkëluftëtar i Adem e Hamzë Jasharit, është bashkëluftëtar i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, që e ka përzënë Serbinë prej këtu e juve ua ka prishur kumbarinë. Këta jeni ju, tradhtarë dhe tru shpërlarë”, ka thënë ai.