Lajme
Haxhiu i çon kërkesë Ministrisë së Drejtësisë në Serbi për transferimin e qytetarëve kosovarë
Demokracia
13:43 | 01 Korrik 2024

Share:

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka çuar kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, për t’ transferuar qytetarët kosovarë që po mbahen atje nëpër burgje.

“Javën që lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë”, njoftoi Haxhiu në Facebook.

“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për t’u gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, shkroi Haxhiu tutje.

Haxhiu i shkroi ministres serbe se marrëveshja bazike për normalizimin e marrëdhënieve, e lidhur ndërmjet palëve kontraktuese, bazohet në respektimin ndaj integritetit territorial dhe parasheh zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E këto nënkuptojnë edhe bashkëpunim të mirë në çështjet e drejtësisë nga e cila së fundmi përfitojnë qytetarët tanë”, shkroi ministrja Haxhiu mes tjerash.

Të ngjashme