Lajme
Haxhiu: Femicidin do ta bëjmë vepër penale të veçantë në Kodin Penal
Demokracia
17:38 | 16 Prill 2024

Share:

Sot në një konferencë për media, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se cilat janë çështjet që janë adresuar në takimin e grupit ndërministror dhe takimin me krerë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.

Ajo tha se shumë shpejtë femicidi do të bëhet si vepër e veçantë penale në Kodin Penal.

“Gjithashtu në rastet kur ka dhunë në familje dhe ka kërkesë urdhër mbrojtjës, tashmë ekziston mundësia që personi i dyshuar të largohet nga shtëpia dhe viktima të qëndrojë aty me fëmijët. Në të dy rastet problemet konsiderohet se kanë qenë përdorimi i substancave, Kosova fatkeqësisht nuk e ka një institucion që rehabiliton këta persona, prandaj për Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse janë duke punuar për këtë, del si obligim adresimi i këtij problemi, gjegjësisht ngritja e një institucioni që merret me rehabilitimin e personave që janë nën ndikim apo përdorues të substancave narkotike. Po ashtu shumë shpejt do ta procedojmë në kuvend ndryshimin që lidhet me armëmbajtjen pa leje dhe femicidin si vepër penale”, tha ajo në konferencë.

Të ngjashme