Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Sipas saj, “përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar”.
Kujtojmë se rreth tre javë më parë, Gjykata Kushtetuese i dha dritën e gjelbër këtij ligji por vetëm pas harmonizimit me rekomandimet përkatëse në vitet pasuese.
Postimi i Haxhiut:
“Ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit.
Të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar.
Reforma nuk ndalet. Ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë, kot mundohen ta ndalojnë.”