Lajme
Haxhiu drejtuar grave: Mos e duroni në asnjë formë dhunën
Demokracia
12:13 | 26 Nëntor 2022
Arkiv

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje gjitha vajzave dhe grave që të mos durojnë në asnjë formë dhunën.

Ajo ka kërkuar prej tyre se në raste të paraqitjes së dhunës të thërrasin Policinë e Kosovës.

“I bëj thirrje të gjitha grave dhe vajzave mos e durojnë asnjë formë të dhunës. Të thërrasin policinë e Kosovës, numrin 192”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka thënë se institucionet nuk guxojnë të mos e kryejnë punën e tyre.

“Nuk guxojnë institucionet tona të mos e kryejnë punën e tyre. Ata duhet të japin përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka thënë tutje Haxhiu.

Ndryshe, dje ka filluar fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në Prishtinë.

Të ngjashme