Lajme
Haxhiu: Do të ketë verifikim të listave të veteranëve
Demokracia
23:44 | 19 Qershor 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se do të ketë verifikim të listave të veteranëve.

“Do të ketë verifikim të listave të veteranëve. Kushdo qoftë që edhe një minutë e ka mbajtur uniformën e UÇK-së, meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti, por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë”.

“Ata nëse nuk tërhiqen, duhet të largohet nga lista sepse është dëm i madh i së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes”, ka thënë Haxhiu në storyt e Instagramit.

Të ngjashme