Lajme
Haxhiu denoncon zhvillimet në ndërmarrjen publike: Emërohet kryeshef shoku i Binqes së Albin Kurtit
Demokracia
17:10 | 04 Shtator 2023

Share:

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me emërimin e Dardan Velijajt në krye të KMDK-së, ai ka akuzuar kryeministrin Kurti se po shkarkon nga pozita luftëtarët e lirisë, ndërsa po  emëron jugonostaligjikë. 

Haxhiu është shprehur përmes një postimi në Facebook se Kurti po shlyen obligimet me të cilat është takuar me vëllëzërit serb Golub dhe Boban Donçiq

“Bordi i Përkohshëm i “ masave të dhunshme” i emëruar nga Qeveria Kurti në KMDK ka zgjedhë në pozitën e Kryeshefit Dardan Veliajn, shokun e “Binqes së Albin Kurtit”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës me 17.01.2004, Albin Kurti bashkë me Dardan Veliajn e Vlora Bjaqinovcin kishin vizituar fshatin Binqe të banuar me serbë, ku në takim ishin edhe vëllezërit Donçiq themelues të organizatës “Bozhur”.

Golub Donçiq ishte inspektor i BIA-s (UDB), ndërsa Boban Donçiq ishte Kapiten i Armatës Jugosllave.” ka shkruar Haxhiu.

Mes tjerash Haxhiu ka publikuar disa dokumente të cilat e dëshmojnë se Kurti është takuar në vitin 2004 me vëllezërit serb në Binqe.

Kujtojmë se vëllai i deputetit të PDK-së, Abdullah Haxhiu ishte shkarkuar nga Qeveria prej pozitës së Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) në qershor të këtij viti. Deputeti Bekim Haxhiu e kishte quajtur këtë hakmarrje të Kurtit.

Të ngjashme