Lajme
Haxhi Pozhari që merr rrogë në ministri, nga Arabia e mbron Albin Kurtin
Demokracia
22:37 | 02 Korrik 2023

Share:

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke u sulmuar nga ata që nuk e duan shtetin sa ai.

Pozhari përmes një postimi në Facebook ka thënë se kundërshtarët po e sulmojnë Kurtin ngaqë nuk e duan shtetin si ai, duke harruar që Kurti deri vonë as që e njihte shtetin e Kosovës, të cilit ia përbuzte edhe simbolet shtetërore.

“Pse nuk e kuptojnë dhe e sulmojnë kryeministrin Kurti? E thjeshtë, ngaqë nuk e duan shtetin sa ai. Kundërshtarët e tij e duan veç pushtetin, me çdo kusht, të gatshëm për të gjitha kompromiset e mundshme.” – ka shkruar Pozhari.

Gjatë të gjitha viteve sa ishte në opozitë, Kurti e nënçmonte flamurin e shtetit të Kosovës dhe nuk e respektonte as himnin shtetëror.

Në një postim të mëhershëm, Pozhari ka treguar që është në Medinë, duke e shoqëruar fotografinë e tij me përshkrimin “Më në fund zyrtarisht, haxhi!”. /Demokracia.com/

Të ngjashme