Më herët, përmes një postimi në faqen zyrtare, Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur çmimin dhe dokumentet e nevojshme që duhet t’i kenë besimtarët myslimanë të cilët janë të interesuar që sivjet të kryejnë Haxhin.
Ashtu siç edhe shihet përmes njoftimit të bërë nga BIK-u, kostoja që do të kenë qytetarët që duan të shkojnë në Haxh, kap shifrën prej 5 mijë e 700 eurove, shkruan lajmi.net.
Ajo çfarë ra në sy, është se, më të bërë postimin në faqen zyrtare në Facebook, BIK-u, ka bllokuar komentet.
Kjo erdhi si rezultat i komenteve negative që ju bënë BIK-ut nga qytetarë të ndryshëm.
Disa nga komentet që u bënë në postimin e BIK-ut ishin me ironi e disa edhe më kritika më të ashpra.
“Lirë eshte 5700”, “Shfrytzone rastin shfrytzone”, janë dy nga shumë komente.