Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane, Haxhi Robin Krasniqi ka shënuar goditjen më të madhe në karrierë, shkruan Demokracia.com
Ai i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me modelen e njohur Marigona Krasniqi.
Për këtë ka njoftuar vetë modelja e cila ka publikuar fotografi nga ceremonia e martesës, në rrjetin social “Instagram”. Në këto fotografi dyshja shihen mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.
Muaj më parë ata kishin bërë publike lidhjen e tyre, të cilën tashmë e kurorëzuan me martesë. /Demokracia.com
View this post on Instagram