Lajme
Haxhi Avdyli: Lista Guxo do t’i ketë dy kryetarë, një grua dhe një burrë
Demokracia
19:31 | 07 Shtator 2022

Share:

Nga kuvendi zgjedhor i Listës Guxo, deputeti i këtij subjekti, Haxhi Avdyli, ka thënë se nga ky kuvendi zgjedhor do të zgjidhen dy kryetarë që do të udhëheqin partinë.

Avdyli, bëri të ditur se ky model është marrë nga disa parti gjermane dhe se do të udhëhiqet nga një grua dhe një burrë.

“Partia ‘Guxo’ gjithmonë ka ditur të befasojë me opinionet e saj, veprimet politike edhe sot në këtë kuvend partia ‘Guxo’ do të befasojë me mënyrën e udhëheqjes se partive – ne do të japim një model të ri të udhëheqjes së partive politike dhe një model të paparë deri më sot në skenën politike të Kosovës. Nga ky kuvend do të dalim me një kryesi vendimmarrëse dhe nuk do të kemi një kryetar por do të kemi dy kryetarë, një të gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore”, tha ai për Klan Kosova.

Avdyli konsideron se nga ky kuvend zgjedhor do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë, kryesia dhe këshilli drejtues.

“Nga ky kuvend do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë, kryesia, këshilli drejtues dhe të gjitha strukturat tjera. ‘GUXO’ është një freski në skenën politike të Kosovës që ishte si një subjekt i domosdoshëm dhe i nevojshëm për Kosovën si pasojë e gjithë ati zëri të shtypur të votuesit dhe elektoratit”, u shpreh ai.

Të ngjashme