Lajme
Haskuka kalon në tema nacionale pas humbjes në Prizren
Demokracia
16:56 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka humbur garën për të parin e Prizrenit, pas balotazhit të nëntorit, duke ia dorëzuar  detyrën Shaqir Totajt nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Haskuka tashmë nga temat lokale që ndërlidhen me problemet e Prizrenit, ka kaluar në tema nacionale, duke u marrë me ata që kanë kritikuar dje kryeministrin Albin Kurti se ka pranuar të përfaqësojë Kosovën me fusnotë.

“Me logjikën e një 3 vjeçari, ata që e kanë krijuar problemin, tani kritikojnë për problemin. A nuk ishit ju që na kritikonit e thonit që: “fusnota është në interes të Kosovës dhe do të shkrihet si fjollë e borës në pranverë”? Ju që keni bërë marrëveshje për vendosjen e fusnotën, nuk keni të drejtë morale të kritikoni, por keni përgjegjësi politike pse nuk u hoq fusnota”, ka shkruar Haskuka në “Facebook”, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Tradita vazhdon!

Me logjikën e një 3 vjeçari, ata që e kanë krijuar problemin, tani kritikojnë për problemin.

A nuk ishit ju që na kritikonit e thonit që: “fusnota është në interes të Kosovës dhe do të shkrihet si fjollë e borës në pranverë”?

Ju që keni bërë marrëveshje për vendosjen e fusnotën, nuk keni të drejtë morale të kritikoni, por keni përgjegjësi politike pse nuk u hoq fusnota.

Të bësh dëm është shumë lehtë, por t’i riparosh ato dëme merr kohë. Dëmet janë bërë për 20 vite, e do të merr shumë kohë riparimi i tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme