Lajme
Hashim Thaçi nga Haga: Ne e fituam luftën, tash ta forcojmë paqen
Demokracia
23:00 | 04 Shtator 2023

Share:

Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Nacionale nga Haga, ku po vazhdon të qëndrojë si i paraburgosur i Gjykatës Speciale.

Në intervistën e tij, Thaçi është fokusuar shumë në të ardhmen, ndonëse në një momenti, ai foli edhe për luftën e viteve 1998-1999.

Sipas Thaçit, që atëbotë ishte drejtor politik i UÇK-së, populli i Kosovës nuk luftoi pse deshi të luftonte.

“Ne nuk e filluam luftën, dhe as s’e deshëm atë, populli i Kosovës i rezistoi agresorit. Nuk bëmë as më pak as më shumë se sa atë që duhej bërë, siç kanë bërë dhe bëjnë sot edhe shumë kombe bartëse të civilizimit botëror.

Ne fituam.

Tash duhet ta forcojmë paqen. Ajo sjell zhvillim, rend e ligj, harmoni mes njerëzve, jetë më të mirë e mirëqenie për qytetarët.” – tha Thaçi.

Të ngjashme