Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
“E sigurova për mbështetjen time personale dhe të Shqipërisë në këtë detyrë që ai merr së shpejti. Ne mbështesim dhe inkurajojmë vazhdimin e përpjekjeve dhe arritjeve të Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike të bazuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të Ligjit të Gjuhëve”, shkruan ai në X.