Lajme
Hasani: Sa më shumë që shtyhet Asociacioni, aq më shumë afrohemi kah formimi i Republikës Serbe
Demokracia
23:17 | 25 Maj 2023

Share:

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur rreth formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe draft-statutit të ekipit menaxhues.

Ai ka thënë se sa më shumë që shtyhet formimi i Asociacionit, aq më shumë afrohemi drejt formimit të Republikës Serbe.

“Sa ma shumë të shtyhet çështja e asociacionit aq ma shumë bolldiratet Republika Srpska në Kosovë, aq më shumë afrohesh kah formimi i Republikës Srpskaa”, tha Hasani në RTV 21.

Ndërsa sa i përket draft-statutit të ekipit menaxhues i cili u prezantua në Bruksel është valid ani pse u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Po është valid. Po si nuk diskutohet, se ai e ka formuar një organ i cili është themeluar mbi bazën e marrëveshjës inekzistuese”, tha ai duke theksuar se dokumenti ka mbetur dhe nuk mund të shkarkohët njëanëshëm.

“Ky dokument që e ka propozu z.Kurti nuk mundet me qenë bazë për diskutim, e vetme ai është. Ky mundet me këto baza me plotësu atë, nëse pajtohen palët. Por, vetë nuk bëhet”, shtoi ai.

Hasani u shpreh se në fund ky draft-statut duhet të rikthehet në Gjykatë Kushtetuese para se të dekretohet.

Të ngjashme