“Rajoni sot më i kërcënuar sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”.
Kështu deklaroi ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një konferencë për mediat nga Prishtina, ku ishte së bashku me homologen e tij, Donika Gërvalla.
Hasani theksoi se rajoni ndodhet në një moment delikat, pavarësisht progresit së realizuar gjatë viteve të shkuara.
Kështu për të, ka ardhur koha që vendet dhe forcat pro-Bashkimit Evropian të punojnë së bashku për të avancuar bashkëpunimin.
Sipas tij, në bashkëpunimin për të ardhmen e rajonit, Shqipëria e Kosova në zemër të kësaj përpjekje.