Sport
Harvey Elliott rinovon zyrtarisht kontratën me Liverpoolin
Demokracia
13:54 | 11 Gusht 2022

Share:

Futbollisti Harvey Elliott ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin, njofton klubi anglez.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me “Të Kuqtë” , shkruan Demokracia.com.

“Liverpool FC mund të konfirmojë se Harvey Elliott ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Liverpoolit.


Anglezi vendosi firmën në kontratë në Qendrën e Trajnimit AXA të enjten dhe më pas foli për faqen zyrtare të klubit.

“Është gjithmonë mirë të dish se do të jem këtu edhe për shumë vite të tjera, gjë që është gjithmonë një gjë e mrekullueshme pasi është klubi im i fëmijërisë dhe nuk ka asgjë në këtë botë që më bën më të lumtur dhe më të emocionuar se kjo.” Elliott tha për Liverpoolfc.com./Demokracia.com/

Të ngjashme