Lajme
Harta e frikshme | Si Lufta e Tretë Bërthamore mund të shkatërronte të gjithë planetin
Demokracia
15:25 | 03 Mars 2022

Share:

Teksa Putin kërcënon Evropën me përdorimin e armëve bërthamore, shume pyesin se cilat do të ishin pasojat nëse presidenti rus vendos vërtetë ti përdorë ato.

Sipas ekspertëve britanikë. Mbretëria e Bashkuar “do të pushonte së ekzistuari” nëse një Luftë e Tretë Botërore do të fillonte dhe madje edhe vendet më të sigurta do të vuanin nga një “dimër bërthamor”.

Profesori Andrew Futter në Universitetin e Leicester tha për Daily Star se presidenti rus Vladimir Putin ka pak për të fituar nga përdorimi i armëve bërthamore, por paralajmëroi se një luftë e përgjakshme civile mund ta lërë atë të dëshpëruar, shkruan javanews. Specialisti i politikës ndërkombëtare shtoi se Rusia duke përdorur armë bërthamore, do të mbetej shumë larg zhvillimit, duke i shkaktuar vendit të vet një dëm kolosal.

(Versioni i sotëm i një harte të luftës bërthamore)

Të ngjashme