ShowBiz
Harry akuzon Camilla-n se ka shpërndarë historitë e familjes mbretërore nëpër media
Demokracia
11:46 | 09 Janar 2023

Share:

Princi Harry ka hedhur sërish akuza për familjen mbretërore.

Në dy intervista me media britanike dhe amerikane ITV dhe CBS, Duka i Sussex foli për vdekjen e nënës së tij, Princeshës së Uellsit; përbuzja e tij për shtypin britanik; zemërimin e tij për mënyrën si trajtohet gruaja e tij, Meghan, dhe pasojat e martesës së tij.

Duke folur për emisionin në CBS ‘60 Minutes’ të dielën, Princi Harry akuzoi Camilla, Queen Consort, se ka shpërndarë historitë për familjen mbretërore në media, si pjesë e fushatës së saj për të përmirësuar imazhin.

Duka i Sussex tha se nuk kishte folur me vëllain e tij, Princin William, dhe babain e tij, Mbretin Charles III, teksa shtoi se ‘’topi është në fushën e tyre’’ kur u pyet për mundësinë e një pajtimi.

Të ngjashme