Kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i Botërorit në Katar, ku do të shohim një betejë të ashpër mes futbollistëve më të mirë në botë.
Ajo që është interesante kur bëhet fjalë për këtë Botëror është se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski nuk janë më tre futbollistët më të shtrenjtë që do të garojnë në Katar.
Në mungesë të Erling Haaland (170 milionë), për shkak se Norvegjia nuk u kualifikua në Kupën e Botës, lojtari më i shtrenjtë në Botëror do të jetë Kylian Mbappe, vlera e të cilit është 160 milionë.
Në vend të dytë është Vinicius Junior i Brazilit, ndërsa në vendin e tretë është asi i Manchester Cityt dhe kombëtares së Anglisë, Phil Foden, i cili vlen 110 milionë.
Pas tyre janë disa lojtarë, vlera e të cilëve është 100 milionë.
Bien në sy uruguajani Fede Valverde, Jude Bellingham, gjermani Jamal Musaila, si dhe Pedri që luan për Cityn dhe kombëtaren spanjolle./Demokracia.com/