Lifestyle
Harrojeni pluhurin: Receta për pastruesin e dritareve të bëra në shtëpi do t’ju kënaqë
Demokracia
08:22 | 09 Nëntor 2024

Share:

Larja e dritareve mund të jetë jashtëzakonisht e lodhshme dhe kërkon shumë kohë, por me ndihmën e disa trukeve të vogla, mund ta ndryshoni këtë

Sigurisht, larja e dritareve nuk është një nga aktivitetet më të preferuara për rregullimin e shtëpisë, por është e pamundur të anashkalohet.

Dritaret do t’i pastroni më së miri nëse merrni një pecetë dhe e bëni vetë produktin, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

▪ Ujë 200 ml
▪ Alkool ose vodka 100 ml
▪ Uthull 100 ml.
▪ Glicerinë 1 lugë.

shutterstock

Përgatitja:

Përziejini të gjitha në një tas të madh dhe masën që përftuar hidheni në një shishe me spërkatëse.

Mjeti juaj është gati. Fillimisht, fshijini dritaret me një peshqir të thatë për të hequr pluhurin dhe më pas spërkatni mjetin e përftuar.

 

Të ngjashme