Auto&Tech
Harrojeni orizin, kjo mund të shpëtojë telefonin tuaj nëse ka rënë në ujë
Demokracia
21:00 | 13 Prill 2021

Share:

Nëse telefoni juaj celular ka rënë ndonjëherë në ujë dhe menjëherë ju ka shkuar mendja ta fusni në oriz, nuk jeni vetëm.

Sipas portalit Science Alert, rreth 25 për qind e përdoruesve të telefonave inteligjentë janë përballur me këtë problem.

Për fat të mirë, kjo nuk do të thotë që ju keni shkatërruar telefonin.

Ja çfarë ju këshillojnë ekspertët të bëni për të shpëtuar telefonin tuaj:

– Fikni pajisjen menjëherë.

– Nëse telefoni juaj celular është i papërshkueshëm nga uji, dhe e keni zhytur ose përmbytur atë me një lëng tjetër përveç ujit, ekspertët nga Apple dhe Samsung rekomandojnë ta shpëlani atë në ujë të pastër (por jo direkt nën çezmën e ujit sepse mund ta dëmtoni atë).

– Fshijeni celularin mirë me peshqir ose një leckë të butë.

– Shkundeni butësisht për të nxjerrë ujin nga vendi se ku hynë karikuesi, por kini kujdes që të mos e tundni shumë pasi kjo mund ta shtyjë lëngun më thellë në brendësi të telefonit.

– Hiqni kartën SIM.

– Përdorni një aerosol të kompresuar për të fryrë ujin. Mos e thani celularin shumë pasi nxehtësia mund të dëmtojë pjesët e gomës, si dhe ekranin.

– Thani telefonin celular, posaçërisht vendet ku hynë karikuesi dhe kufjet.

– Ruani celularin tuaj në një enë hermetike të mbushur me pako xhel silicë (këto janë paketat që vijnë me këpucë ose çanta të reja) ose tharëse të tjera për të ndihmuar në thithjen e lagështisë.

– Mos e karikoni telefonin tuaj derisa të jeni i sigurt se është tharë plotësisht, pasi karikimi i një pajisjeje që përmban akoma lëngje mund të shkaktojë dëme shtesë. Apple këshillon që të prisni të paktën pesë orë pasi telefoni juaj të jetë i thatë.

Nëse këto hapa nuk ju ndihmojnë dhe telefoni juaj celular nuk mund të ndizet, mos u përpiqni ta hapni vetë, por kontaktoni një qendër shërbimi për ndihmë.

Të ngjashme