Lajme
Haradinaj viziton policin e plagosur në veri: Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para drejtësisë
Demokracia
17:00 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Pas situatës së tensionuar në Veri të Mitrovicës është plagosur polici Ekrem Neziri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit.

Po ashtu, Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë policit të plagosur Ekrem Neziri, si dhe ka falënderuar ekimin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.

“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.

Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme