Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar qytetarët në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se për fat të mirë, numri i pacientëve ka rënë, përcjell Demokracia.com.
“Siç u informova nga kryetari Bashkim Ramosaj, për të hetuar këtë rast dhe për një ekspertizë të saktë, janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKSHPK dhe “Hidrodrini”. Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:
Në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, për vizitë të qytetarëve të prekur nga simptomat e helmimit.
Mjekë, infermierë e teknikë në nivel të lartë të detyrës, në ndihmë të qytetarëve.
Për fat të mirë, numri i pacientëve ka rënë.
Siç u informova nga kryetari Bashkim Ramosaj, për të hetuar këtë rast dhe për një ekspertizë të saktë, janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKSHPK dhe “Hidrodrini”.
Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë./Demokracia.com/