Lajme
Haradinaj uron Presidentin Biden: ‘Kjo është një ngjarje me rëndësi globale’
Demokracia
19:10 | 20 Janar 2021

Share:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nisur mandatin e tij presidencial, pas betimit në një ceremoni zyrtare në Uashington.

Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidat për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, marrjen e detyrës së Biden si president i 46-të i SHBA-së e ka quajtur një ngjarje me rëndësi globale.

Duke i uruar suksese në detyrën e re, i pari i AAK-së ka falënderuar Biden për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij. Besoj se gjatë presidencës së Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Demokracia

Postimi i plotë:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial.

Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij.

Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Kosovën!

RH

Të ngjashme