Lajme
Haradinaj uron nxënësit për rifillimin e mësimit
Demokracia
11:05 | 18 Janar 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit, me rastin e rifillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Haradinaj derisa ka uruar nxënësit për gjysmëvjetorin e dytë të procesit mësimor, ka bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë që ka theksuar se pjesë e rëndësishme e programit të AAK-së është edhe reforma në sistemin arsimor.

Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin. Urime e qoftë një rinisje e mbarë”, ka shkruar Harardinaj.

Të ngjashme