Lajme
Haradinaj tregon pse e lëshoi takimin me Kurtin: Na mbante ligjërata dhe nuk sqaronte pse ka prishur raportet me Amerikën
Demokracia
08:57 | 08 Nëntor 2022

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pasi demonstrativisht e lëshoi takimin me kryeministrin Albin Kurti, ku prezentë ishin edhe Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Haradiaj ka thënë se u detyrua të largohet nga takimit, meqë sipas tij  që “Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka shkruar Haradinaj.

Takimi me dy liderët e tjerë opozitarë është duke vazhduar.

Të ngjashme