Lajme
Haradinaj thumbon Kurtin: Prej “Komandant Bojleri” kur t’u bë Fatmir Limaj “Komandat Çeliku”?
Demokracia
23:24 | 22 Maj 2025

Share:

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, iu referua Famtir Limajt si “Komandant Çeliku”, siç i referoheshin gjatë viteve të luftës – kjo si një shenjë përafrimi se Vetëvendosja dhe NISMA synojnë bashkëqeverisje.

Daut Haradianj, deputet i AAK-së, iu kthye Kurtit me një pyetje: se kur qenka bërë Limaj, siç i referohej Kurti dhe VV, si “Komandant Bojleri” tash “Komandat Çeliku?”.

“Nuk e di tash ky “Komandant Çeliku” që tha zoti Kurti, tash a është “Komandat Bojleri” a qysh i thojke, tash s’di qysh po i bëhet çelik fillë.

Por, por shihet kjartë sa i sinqertë ky? Tash s’du me u ba zëdhënës i tyre, është çështje e tyre.

Thuaja që e vetmja parti politike që s’po i ik zgjedhjet jemi ne. E jo me shku infinit me seanca me kandidatë të përsërisim, me epilog zero”, tha ai.

Të ngjashme