Lajme
Haradinaj: Të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik
Demokracia
19:23 | 13 Qershor 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar se Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta, shkruan Demokracia.com.

Sipas tij, për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

TË GJITHË QYTETARËT, BRENDA NJË SISTEMI ENERGJETIK

Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut.

Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta.

Prandaj, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë.

Për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme. Çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike!

Të ngjashme