Lajme
Haradinaj takon kongresmenin Torres: Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme
Demokracia
15:10 | 08 Maj 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka qenë i ftuar mbrëmë për darkë në shtëpinë e familjes atdhetare Gecaj, ku prezent ka qenë edhe kongresmeni amerikan, Ritchie Torres bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha.

Haradinaj, në një postim në rrjetin social “Facebook” , ka publikuar edhe disa fotografi rreth kësaj vizite, u shpreh se lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme.

“Faleminderit për mikpritjen Rrustem Gecaj”, ka shkruar Haradinaj./Demokracia.com/

Të ngjashme